Si ndryshon trupi ynë kur trishtohemi apo gëzohemi?

Si ndryshon trupi ynë kur trishtohemi apo gëzohemi?

Çfarë është kanceri i trurit
Simptomat e migrenës, shkaktarët dhe trajtimi i tyre (Foto)

Kur përjetojmë emocione, të çfarëdolloj qofshin ato, trupi ynë ndryshon.
Qëndrimi, temperatura, lëvizjet, shprehitë, zëri…të gjitha këto pësojnë ndryshime që, nëse zgjasin në kohë, bëhen të qëndrueshme.

Do t’ju tregojmë më poshtë se ç’ndryshime konkrete pëson trupi kur perjetojmë emocione të ndryshme…

Temperatura e trupit

Kur jemi të lumtur: Rritja e temperaturës përfshin të gjithë trupin. Në rastet e lumturisë apo dashurisë temperatura përqendrohet në pjesën e sipërme të trupit, shkruan Living.al.

Kur jemi të trishtuar: Kemi ulje të temperaturës, sidomos në pjesën e gjymtyrëve. Në rastet e depresionit, temperature ulet gradualisht.

Pozicinimi dhe lëvizjet e trupit

Kur jemi të lumtur:

1. Në situatat e gëzuara janë të shpeshta lëvizjet e gjymtyrëve.

2. Kemi tendencën të ngremë kokën lartë.

3. Shpatullat janë të çlodhura dhe qëndrojnë drejtë.

4. Qafa është e çliruar

5. Në përgjithësi, kemi tendencën të bëjmë lëvijze të shpejta e të shkurtra.

Kur jemi të trishtuar:

1. Në situate të trishtuara, trupi ka tendencën të qendrojë I mbledhur.

2. Koka fillon të ulet drejt gjoksit.

3. Shpatullat mblidhen ndërsa qafa krijon lëvizje të pakontrolluara

4. Në përgjithësi, ka ngadalësim të lëvizjeve të trupit.

COMMENTS