Si duhet të veproni që bateria e telefonit të qëndrojë më gjatë

Përdorimi i telefonave të mençur është i pashmangshëm ditëve të sotme. Por ajo që na shqetëson të gjithëve është bateria e cila harxhohet shpejtë.

Ja mënyrat se si ta mbushni telefonin tuaj në mënyrë që bateria e tij të qëndrojë më gjatë.

Përdoreni mbushësin që ka ardhur me telefonin tuaj. Çdo lloj tjetër do ta mbushte atë më ngadalë dhe do ta dëmtoni baterinë e telefonit tuaj.

Mbajeni telefonin të ftohtë. Nxehtësia është armiku i baterisë së telefonit tuaj. E shpenzon baterinë shpejt dhe e shkatërron atë.

Mundohuni ta mbani baterinë gjysmë të mbushur. Google thotë se duhet ta mbani baterinë të mbushur mbi 50% sa më shumë të jetë e mundur.

COMMENTS