Si do ta ndajnë pasurinë multi-milionëshe Brad Pit dhe Angelina Jolie?

Harrojeni luftën në Siri, krizën e emigrantëve dhe ngrohjen globale. Tashmë çështja më e debatuar e ditës është divorci i çiftit më të njohur në Holli

Harrojeni luftën në Siri, krizën e emigrantëve dhe ngrohjen globale. Tashmë çështja më e debatuar e ditës është divorci i çiftit më të njohur në Hollivud.

Angelina Jolie do ndahet nga Brad Pitt. Ndarja e Brangelina-s do të jetë e vështirë, sidomos për shkak se duhet të ndajnë një perandori të tërë financiare.

Ja disa të dhëna për pasurinë e tyre.

– Pasuria e përbashkët: 425 milionë dollarë.

– Projekte bamirësie: 9 milionë dollarë për Haitin, disa fshatra fëmijësh SOS, një park kafshësh në Namibi.

– Dy milionë dollarë i kanë shpenzuar të dy për viktimat e uraganit Katrina.

– Një vilë në Hollivud me vlerë 3 milionë euro.

– Një shtëpi në Namibi me vlerë 1.6 milionë euro.

– Një shtëpi në Barbariga, Kroaci.

– Një vilë në Nju Orlins, me vlerë 2.9 milionë euro.

– Një shtëpi në Londër.

– Një apartament në Nju Jork.

– Një kështjellë në jug të Francës me vlerë 70 milionë euro.

– Një vilë në Valpoliçela të Italisë me vlerë 31 milionë euro.

– Një shtëpi në Kamboxhia.

– Një ishull privat (Petra) në Nju Jork me vlerë 14.6 milionë euro.

– Një ishull privat (Gaia) në Greqi me vlerë 4.5 milionë euro.

– Një jaht privat me vlerë 315 milionë euro.

– Të tjera: 12 kujdestare, motoçikleta, tank, etj.

COMMENTS