Shyhretja e mbulon me allton nusen e djalit (Video)

Festa për martesën e djalit të këngëtares së njohur të muzikës popullore Shyhrete Behluli ka nisur tash e disa ditë. Pasi nusja, Learta festoi natë

Festa për martesën e djalit të këngëtares së njohur të muzikës popullore Shyhrete Behluli ka nisur tash e disa ditë.

Pasi nusja, Learta festoi natën e beqarisë me shoqet ditë më parë rradha ishte mbrëmë për kanagjeqin.

Në të nuk munguan as shumë fytyra publike, kryesisht kolege të këngëtares së mirënjohur që i shtuan edhe më shumë vlerë ahengut me pjesëmarrjen e tyre.

Por ajo që ra në sy ishte mosprezenca e Shkurte Fejzës. Si duket mardhëniet mes këngëtares Shyhrete Behluli dhe Shkurte Fejzës, ende janë të acaruara.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihet se aty janë Motrat Mustafa, Shkurte Gashi e Remzie Osmani, por aty nuk shihet askund Shkurte Fejza, përcjellë zico.tv

E duket se me kohën që kalon, edhe detajet e eventit vetëm sa po shkojnë duke u zbuluar përmes videove.

E vet Shyhretja ditën e ka nisur sot si është më së miri. Ajo ka bërë edhe një postim të veçantë për çiftin e ri që të cilët me 1 Tetor pritet ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

shyhrete-behluli-me-rejen-e-saj

COMMENTS