Shuplaka gjermane për Serbinë dhe Vuçiqin për shkak të Maqedonisë

Shuplaka gjermane për Serbinë dhe Vuçiqin për shkak të Maqedonisë

Bajram Rexhepi, njeri i luftës dhe i paqes
KDI kërkon nga KQZ-ja decertifikimin e të gjithë kandidatëve që kanë probleme me ligjin

Gjermanët e akuzojnë Serbinë për shkaktim të kaosit rreth Maqedonisë.

Publiku në Serbi në një farë mënyre është mësuar me hapat dramatike dhe spektakolare të pushtetit serb. Siç shkruan Deutsche Welle, në intervalet e rregullta kohore publiku në Serbi ngrihet në këmbë për shkak të ‘komploteve të ndryshme kundër pushtetit dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilët gjoja se përveç shteteve fqinje merr pjesë edhe faktori i jashtëm’.

Andaj, edhe situata me Maqedoninë mund të merret si edhe një shfaqje tashmë e parë, shkruan kjo gazetë.

Pasi, si edhe më herët në situata të tilla, pasuan kumtesa të paqarta, mbeti vetëm të qëllohet për arsyet e krizës së tanishme të marrëdhënieve maqedonase-serbe.

Hulumtuesi i Qendrës beogradase për siguri dhe politikë, Bojan Elek, në çdo aspekt këtë lëvizje e sheh si një lëvizje të të pashpresit.

‘Kjo është gjithqysh masë e tepruar’, vlerëson Elek, dhe shton se ky është për të, vetëm krijimi i atmosferës së frikës dhe panikut. E më pas, Serbia ‘si faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon’, ‘i zgjidh’ krizat të cilat vetë i ka prodhuar.

Tërheqja e diplomatëve serbë nga Maqedonia fqinje në publikun serb po interpretohet si përgjigje në dy veprime të qeverisë maqedonase, përgjimi dhe përcjellja e diplomatëve serbë dhe përkrahja e Maqedonisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Për të krijuar një ‘mister spiunazhi’, u angazhua ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili i ka paralajmëruar zyrtarët maqedonas se ‘ata dinë gjithçka, çfarë kanë vendosur, çfarë bëjnë dhe çfarë do të bëjnë’.

Konfuzionin për këtë e rrit edhe kryetari i Serbisë Vuçiq kur në TV shtetërore, gjithashtu e përsëriti se: ‘Serbia e di gjithë çfarë ka bërë Maqedonia’.

Nëse është fjala për përgjim, Bojan Elek thotë për DW se kjo nuk është e papritur, duke marrë parasysh se një agjent i BIA-s u gjend në Sobranja (Kuvend të Maqedonisë) gjatë sulmit i cili ndodhi kundër deputetëve pas zgjedhjeve të atjeshme.

‘Kur është fjala për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ky qëndrim rrjedh prej njohjes së Kosovës, të cilën e ka bërë qeveria e mëparshme VMRO, me të cilën Partia përparimtare serbe e Vuçiqit ka lidhje të ngushta. Kosovën e kanë pranuar gjithashtu një numër i madh i vendeve, por për votimin e tyre për anëtarësim të Kosovës në UNESCO, nuk janë marrë masa të tilla, thotë Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për rajon.

Në të vërtetë deri te ashpërsimi i marrëdhënieve në mes ty dy fqinjëve ka ardhur kur u ndërrua qeveria në Maqedoni, sepse është e qartë se nuk i shkon për shtati Beogradit zyrtar’, thekson Popov.

COMMENTS