Shukri Buja lë PDK-në për Nismën

Shukri Buja lë PDK-në për Nismën

Mediat ndërkombëtare raportojnë për ndalimin e Haradinajt
Turqia nis përgatitjen e teksteve shkollore për lëndën e gjuhës shqipe

Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj i ka uruar mirëseardhje anëtarit më të ri të këtij subjekti ish-kryetarit të Lipjanit nga PDK, Shukri Bujës.

Limaj theksoi se është nderë për Nismën që në mesin e tyre kanë edhe një njeri si Shukri Buja i cili vjen nga një familje e njohur.

‘Nga sot e tutje pjesë e vizionit tonë është edhe Shukri Buja të cilit i dëshiroj mirëseardhje në emër timin dhe të anëtarësisë. Së bashku kemi gjetur rrugën e përbashkët për t’i realizuar idealet tona në ditë të vështira. Është nderë i madh që sot z.Buja do të jetë pjesë e NISMA-s. Nga sot Nisma për Kosovën do të jetë e fuqishme. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë Shukri për t’i realizuar idealet tona’, tha Limaj.

Ai shtoi se Shukri Buja ka ardhur në shtëpin e tij, duke shtuar se kushdo që është i interesuar t’i bashkohet konceptit të Nismës është i mirëseardhur.

COMMENTS