Shtyhet vendimi për Ramush Haradinajn, ai mbetet ende në Francë

Shtyhet vendimi për Ramush Haradinajn, ai mbetet ende në Francë

Avokati i Murat Jasharit: S’ishte tentim-vrasje, flasim sot në seancë!
Policia në Greqi arreston 6 serbë për vrasjen e një amerikani

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës ka shtyrë vendimin për lirimin ose ekstradimin në Serbi të e Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Vendimi pritet të merret me 2 mars.

Kryetari i Trupit Gjykues e ka pyetur Haradinajn nëse pranon të ekstradohet në Serbi në bazë të kërkesës që ka parashtruar Serbia, mirëpo ai është deklaruar kundër ekstradimit, pasi sipas tij, ky rast është krejtësisht politik.

Para dy javësh kjo gjykatë vendosi ta lirojë me kusht derisa priste kërkesën e Serbisë për ekstradim të tij.

Haradinaj ishte arrestuar më 4 janar nga polica franceze në aeroportin e Bazelit me fletë arrestin e Serbisë të vitit 2004.

COMMENTS