Shtyhet seanca për rastin ‘Stenta’

Shtyhet seanca për rastin ‘Stenta’

PDK ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me shtatë parti të vogla (Foto)
FBI bastis shtëpinë e ish shefit të fushatës së Trumpit

Trupi gjykues ka vendosur që të shtyhet për 30 nëntor seanca për rastin e njohur si ‘Stenta’. Kjo për shkak të mungesës së plotësimit të të gjitha kushteve për mbajtjen e seancës së sotme.

Të akuzuar në këtë rast janë 64 persona, kryesisht punëtorë shëndetësorë të institucioneve publike e private. Kurse shtyrja e seancës është arsyetuar me mungesë të njërit nga të akuzuarit.

Përballë trupit gjykues janë paraqitur ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ish-Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Gani Shabani,pastaj ish-drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Gani Bajraktari dhe shumë mjekë e zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë aktakuzë.

Aktakuza i ngarkon të pandehurit se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe kanë lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore, për periudhën 2011 -2015.

COMMENTS