Shtyhet seanca ndaj deputetëve të Vetëvendosjes

Shtyhet seanca ndaj deputetëve të Vetëvendosjes

Vllahiu tregon çfarë folën Haradinaj e Mustafa prapa kamerave
Proteston sindikata e Ansamblit ‘Shota’ para ndërtesës së Ministrisë së Kulturës (Video)

Seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj Bujupi është shtyrë për datën 21 prill. Kjo për shkak se asnjëri nga të akuzuarit, nuk ishte i pranishëm në sallë.

Në seancë nuk janë paraqitur as dëshmitarët Nuredin Ibishi e Bekim Haxhiu.

Sipas aktakuzës së ngritur në dhjetor 2015, katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Ky rast ka të bëjë me hedhjen e gazit lotsjellës në parlament.

COMMENTS