Shtyhet seanca gjyqësore për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës

Veseli përplasje me homologen serbe për arrestimin e Gjuriqit
Gjuriq paralajmëron vizitë në Kosovë para 20 prillit

Seanca gjyqësore për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, e cila ishte paraparë të mbahej sot është shtyrë.

Ky vendim u dha nga gjyqëtari deri sa të vendoset për kërkesën për përjashtim të prokurorit.

Në lidhje me sulmin e bërë ndaj Kuvendit të Kosovës në muajin gusht të 2016, për terrorizëm u akuzuan aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar përjashtimin e prokurorit special Avdurrahim Islami, dhe tërë Prokurorisë Speciale nën arsyetimin se kjo aktakuzë është politke dhe se nuk ka prova për të vërtetuar fajësinë e të akuzuarve.

COMMENTS