Shtyhet afati i ligjit për faljen e borxheve

Shtyhet afati i ligjit për faljen e borxheve

Mbyllet seanca, Mikullovci thërret takim konsultativ
Ambasadori Delawie përkrah fushatën #AsUne ndaj kandidatëve të korruptuar

Ministria e Financave njofton se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar ‘Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për faljen e borxheve publike’.

Me këtë ndryshim dhe plotësimin të Ligjit për faljen e borxheve publike, është vendosur afati i ri ligjor për përfitimin nga falja e borxheve ndaj Institucioneve shtetërore dhe Ndërmarrjeve publike, ku qytetarët dhe bizneset mund të përfitojnë nga Ligji për faljen e borxheve publike sipas nenit 4 të ligjit bazik, deri më 1 shtator 2017.

Ligji për faljen e borxheve ka hyrë në fuqi me 19 janar dhe është në fuqi deri më 1 shtator 2017.

Ministria e Financave ka përsëritur thirrjen të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të përfitojnë nga Ligji për faljen e borxheve publike.

COMMENTS