Shtyhen rekomandimet për interpelancën rreth rastit Dehari

Shtyhen rekomandimet për interpelancën rreth rastit Dehari

Në seancën e sotme parlamentare në të cilin ishte paraparë miratimi i rekomandimeve për interpelancën rreth rastit Dehari, është shtyrë për seancën e ardhshme.

Kërkesën për shtyrje e ka bërë kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Ai në këtë kërkesë ka thënë se rekomandimet për mocion nuk kanë kuptim meqë në burg gjenden shumë deputetë të VV-së, transmeton Koha.net.

Krahas kërkesës për shtyrjen e rekomandimeve, ka kërkuar edhe lirimin e kolegëve të vet nga lirimi.

Me kërkesën e Konjufcës është solidarizuar edhe kryetari i Grupit Parlamentar të deputetëve të pavarur. Edhe ai ka kërkuar lirimin e deputetëve të VV-së.

Kryetarët e grupeve tjera parlamentare pa përmendur paraburgimin e deputetëve të VV-së, janë pajtuar për shtyrje të rekomandimeve.

Edhe votimi i përgjithshëm në parlament ka vendosur kështu.

COMMENTS