Shtohet numri i turistëve të huaj në Shqipëri

Ky është i dashuri i ‘Kerimanit’ te ‘Fatet e lidhura’ (Foto)
Hahn: Thirra e Vuçiqit për dialog të brendshëm, e mirëpritur

Turizmi shqiptar ka pasur një rritje të konsiderueshme për këtë vit. Këtë e ka bërë të ditur në një postim në Twitter Ministrja e Ekonomisë dhe Turizmit në Shqipëri, Milva Ekonomi.

‘Ky sezon turistik shënon 38% më shumë vizitorë shtetas të huaj se në 2015 në Hanin e Hotit’, thotë Ekonomi.

Shifra që flasin për një rritje kryesisht të vizitorëve që futen nga kufijtë tokësorë të vendit.

Kjo rritje e vizitorëve të huaj është parë jo vetëm në vijën tonë bregdetare ku janë dhe plazhet më të reklamuara si, ai i Sarandës, Dhërmiut, Vlorës, Durrësit apo Shëngjinit e Velipojës, por edhe në zonat malore pati më shumë lëvizje vizitorësh të huaj.

Kjo konfirmohet edhe nga operatorët turistike që zhvillojnë biznesin e tyre në këtë fushë.

COMMENTS