Shtërpcë: Babai i binjakëve mbyt njërin dhe plagos tjetrin

Babai i binjakëve dy muajsh ka vrarë njërin dhe ka plagosur rëndë tjetrin fëmijë, pas së cilës edhe është arrestuar, bëjnë të ditur mediat serbe duke

Babai i binjakëve dy muajsh ka vrarë njërin dhe ka plagosur rëndë tjetrin fëmijë, pas së cilës edhe është arrestuar, bëjnë të ditur mediat serbe duke cituar RTK 2.

Sipas agjencisë Tanjug, tragjedia ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00.

Foshnja e cila është goditur me thikë në qafë ka vdekur rrugës nga Shtërpca deri në Graçanicë.

Po sipas mediave serbe, foshnjat janë binjakët meshkuj dhe kishin lindur dy muaj më parë.

Babai i tyre DK (36), sipas të dhënave jozyrtare, është një mësues i edukimit fizik në shkollën e mesme në Shtërpcë, raporton RTK2.

COMMENTS