Shtëpia e Flamurit nesër hap dyert për herë të parë

Shtëpia e Flamurit nesër hap dyert për herë të parë

Çfarë pati ndodhur me 14 Shkurt
Sot është Dita Botërore e Teatrit

‘Ministria e Kulturës e mbajti premtimin’

Shtëpia e Flamurit në Korçë është gati për t’u hapur ditën e nesërme.

Madje ajo do të promovohet së pari nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ka postuar në Facebook, foto të transformimit pas djegies e rrënimit, shkruan se ministria e Kulturës të cilën ajo po e drejton edhe në këtë mandat të dytë, e mbajti premtimin dhe e ndërtoi.

‘Në 2013, premtuam që do e rindërtojmë, sepse është një ndërtesë shumë e rëndësishme historie për Korçën dhe për Shqipërinë, për Kombin dhe për Kulturën. Ministria e Kulturës e mbajti premtimin, e ndërtoi! Sonte ajo është gati, për të hapur dyert për të parën herë nesër, për qeverisjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe më pas për t’u kthyer në një qendër kulture e për kulturën’, shkruan ministrja Kumbaro.

Kumbaro nuk lë pa përmendur edhe kalvarin e gjatë të shkatërrimeve e lënies në harresë nga shteti deri në vitin 2013, ku siç shkruan ministrja e Kulturës, ‘hetimi nuk bëhej kurrë për ‘mungesë provash’.

COMMENTS