Shtëpia e Bardhë publikon foton e Trumpit, duke ndjekur sulmet në Siri nga një dhomë e improvizuar në vilën e tij (Foto)

Shtëpia e Bardhë publikon foton e Trumpit, duke ndjekur sulmet në Siri nga një dhomë e improvizuar në vilën e tij (Foto)

Veseli: Opozita s’mund të na rrëzojë
Mustafa: Dialogu me Serbinë i vështirë

Presidenti amerikan Donald Trump është informuar sot nga ekipit i Sigurisë Kombëtare për sulmet amerikane të kryera në Siri, dhe i gjithë ky takim është zhvilluar në vilën e tij luksoze në Mar-a-Lago, nga e cila Shtëpia e Bardhë i ka publikuar disa fotografi.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter fotografinë, ku Trump së bashku me anëtarët e kabinetit ishin mbledhur brenda një dhome të improvizuar ku është informuar për sulmet.

Fotografia është shkrepur vetëm një minutë, pasi raketa e parë e tipit Tomahawk kishte goditur aeroportin ushtarak të Sirisë.

Shtetet e Bashkuara sot kanë filluar sulmin kundër caqeve ushtarake të Sirisë, ku në total janë lansuar 59 raketa me rreze të gjatë veprimi. /T/

COMMENTS