Shtatë vjet nga vendimi i GJND-së për Kosovën

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 22 korrik 2010 ka vlerësuar se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 22 korrik 2010 ka vlerësuar se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Hisashi Ovada tha se gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklarata të pavarësisë.

‘Gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk përmban ndalesë të zbatueshme për deklarata të pavarësisë. Rrjedhimisht, ajo konkludon se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare’, kishte deklaruar Ovada.

Ovada theksoi se Rezoluta 1244 po ashtu nuk e ndalon shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u dha pas një ankese që Serbia kishte dërguar në këtë organ të drejtësisë, kundër shpalljes së pavarësisë së Kovës.

COMMENTS