Shtatë ditë brenda një guri (Video)

Shtatë ditë brenda një guri (Video)

Kampionati i qymyrit (Video)
Kështjellat më fantastike që nuk i keni parë (Video)

Ai ushqehej me fruta dhe pure në hapësirën që sigurisht furnizohej me ajër

Artisti francez Abraham Poincheval ka dalë i çoroditur, por i lumtur nga shkëmbi gjigant, ku ai qëndroi për shtatë ditë. Artisti tani me famë botërore kaloi javën e shkuar në një hapësirë me formën e trupit brenda një shkëmbi në muzeun e artit bashkëkohor të Parisit ‘Palais de Tokyo’.

Ai u ushqye me fruta dhe pure në hapësirën që sigurisht furnizohej me ajër. Pasi doli nga shkëmbi, i pritur me duartrokitje, Poincheval iu nënshtrua një kontrolli mjekësor dhe më pas doli para njerëzve që prisnin të dëgjonin për eksperiencën e kaluar.

Ai tha se kishte përjetuar momente të veçanta, ndonjëherë edhe gjendje haluçinante, por gjithçka kishte qenë pjesë e dëshirës së tij për të eksploruar konceptin e kohës për specie të ndryshme dhe objekte natyrore.

‘Kishte momente shumë të forta marramëndjeje. Sidoqoftë, gjithçka ishte një kënaqësi. Më ndodhi edhe që të mbyllja sytë e më pas, të zgjohesha duke menduar ku jam’.

Artisti në fakt është i njohur për eksperienca të ngjashme. Ai ka kaluar më herët 13 ditë brenda një skulpture në muzeun e gjahut dhe natyrës në Paris, duke u ushqyer me krimba dhe insekte.

Plani i radhës i tij është të imitojë një pulë, të ulur mbi vezët e saj deri sa ato të çelin, një performancë kjo që do të nisë më 29 mars dhe do të zgjasë 20 deri në 26 ditë.

COMMENTS