Shqiptarët me tetë ministri, Zaev- Ahmeti diskutojnë për koalicionin qeverisës

Shqiptarët me tetë ministri, Zaev- Ahmeti diskutojnë për koalicionin qeverisës

Kurti: I fitojmë zgjedhjet dhe do ta formojmë edhe Qeverinë
Milaim Zeka nga arresti shtëpiak në mbledhje në Kuvend (Foto)

Ka përfunduar takimi i parë mes Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit të cilët po diskutojnë për formulimin e qeverisë. Takimi zgjati me orë të tëra sot në selinë e SDSM-së, shkruajnë mediet atje.

Sipas të dhënave të fundit, të dy partitë kanë rënë në pajtim për temat më të rëndësishme për formimin e qeverisë dhe rreth ndarjes së ministrive. Por, pas mbledhjes asnjëri nga liderët nuk ka dhënë ende deklaratë të hapur për mediat në Maqedoni.

Në lojë janë disa emra si Radmilla Sheqerinska, Dragan Tevdovcki, Oliver Spasovski, Mila Carovska ,Lupqo Nikollovski dhe Edmond Ademi që pothuajse janë vendosur që të jenë ministra për kabinetin e ardhshëm të Qeverisë së Maqedonisë së drejtuar nga Zoran Zaev.

Partia politike e shqiptarëve do të marrë tetë ministri, dy prej të cilave pa resor. Për pozitën zëvendës kryeministër përmendet emri i Izet Mexhitit ,ndërsa Teuta Arifi ka mundësi që të jetë shefi i ri i diplomacisë shtetërore.

———————————————————————————————————————–

Mandatari për formimin e qeverisë së Maqedonisë, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti diskutuan të premten për parimet e bashkëpunimit, reformave qeveritare dhe hyrjen në BE dhe NATO.

Kjo është bërë e ditur nga partia e Zaev, pas takimit të parë zyrtar për formimin e koalicionit qeveritar, i cili zgjati dy orë e gjysmë.

Pas takimit në selinë e LSDM-së, dy liderët nuk kanë dhënë detaje për takimin.

Është bërë e ditur se do të ketë ende bisedime, edhe të LSDM-së dhe BDI-së, por edhe me dy partitë tjera shqiptare Besa dhe Aleanca për shqiptarët, të cilat i kanë dhënë mbështetje qeverisë së ardhshme të Maqedonisë dhe më pas do të kalojë në ndarjen e ministrive.

Pasi mori mandatin për formimin e qeverisë, Zoran Zaev tha se pret që të tri partitë shqiptare do të jenë pjesë e qeverisë së tij të reformuar.

Zaev tha se dëshiron që sa më parë të formojë qeverinë dhe se nuk do t’i jenë të nevojshme 20 ditët e kërkuara me ligj, por synon që ta përfundojë për dhjetë ditë, ndoshta edhe më herët.

BDI nuk ka zbuluar se cilat do të jenë kuadrot e tyre në qeverinë e ardhshme, por thonë se do të jenë kuadro me përvojë dhe kompetente.

Afati kushtetues për formimin e qeverisë së re është më 6 qershor.

Shumica parlamentare ka gjithsej 67 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë, i cili ka 120 vende. LSDM ka 49, BDI 10, Besa 5 dhe Aleanca për Shqiptarët 3 deputetë.

COMMENTS