Shqiptarët ‘bombardojnë’ TOP 10 këngët më të dëgjuara në Zvicër

Radiot dhe mediat zvicerane i japin hapësirë muzikës edhe nga pjesët e tjera të Evropës, bile edhe të Britanisë së Madhe, vendlindjes së muzikës pop.

Flasim për këngët e Drake, Justin Timberlake, Sia,Calvin Harris dhe Kungs, shkruan 20min.ch.

Në muzikën më të dëgjuar atje në Youtube, kohët e fundit është kënga ‘This is what you came for’ e Rihannas. Kjo tregon se jo çdoherë muzika që dëgjohet më shumë nga banorët transmetohet edhe në radio.

Por, ajo që vihet re në Top 10 këngët më të dëgjuara në Zvicër gjatë 30 ditëve të fundit krahas ‘M.I.L.F. $’, vijnë këngëtarët shqiptarë Enca, Flori Mumajesi, Elvana Gjata dhe Noizy si edhe këngëtarët rap të Kosovës, Ghetto Geasy, Gold AG, Capital T dhe 2Ton. Kjo tregon se muzika shqiptare ka ‘pushtuar’ tregun helvet.

10 këngët më të dëgjuara në Zvicër gjatë 30 ditëve të fundit:

1. Enca ‘Bow Down’ ft. Noizy (15.6., 15 Mio.)
2. Fergie ‘M.I.L.F. $’ (1.7., 33 Mio.)
3. Ghetto Geasy ‘Ajo’ ft. Majk (16.6., 12 Mio.)
4. Capital T ‘Bongo’ ft. Dhurata Dora (17.6., 7 Mio.)
5. Calvin Harris ‘This is what you came for’ ft. Rihanna (16.6., 175 Mio.)
6. Flori Mumajesi ‘Beautiful’ ft. Ledri Vula (8.7., 1 Mio.)
7. Elvana Gjata ‘Njësoj’ (1.7., 2 Mio.)
8. Gold AG ‘Pa namaz’ ft. Duli (6.6., 1,5 Mio.)
9. 2Ton ‘Me Mu’ (29.6., 2 Mio.)
10. Noizy ‘Pa mu’ ft. Elgit Doda (2.7., 2 Mio.)

COMMENTS