Shqiponja Bytyqi suspendohet përjetësisht

Shqiponja Bytyqi suspendohet përjetësisht

Komisari i Garave ka vendosur të premten për ndeshjen e ndërprerë në basketbollin e femrave Penza – Bashkimi. Ndeshja e parë finale e plejofit nisi të enjten mbrëma në Pejë, por u ndërpre 3.35 minuta para fundit, kur rezultati ishte 51:40 në të mirë të prizrenaseve.

Te ndërprerja erdhi pasi ndihmëstrajnerja e Penzës, Shqiponja Bytyqi, realizoi sulm fizik ndaj arbitrit Blendi Fejza. Me dy gabime teknike, përkatësisht me diskualifikim, gjatë ndeshjes ishte dënuar basketbollistja e Penzës, Saranda Daci. Ndeshja është regjistruar me rezultat zyrtar, 2:0 në të mirë të Bashkimit, transmeton Koha Ditore.

Shqiponja Bytyqi, ndihmëstrajnere te Penza, është dënuar me ndalesë të përjetshme për kryerjen e detyrës së trajneres apo detyrave të tjera në sportin e basketbollit. Saranda Daci nuk ka të drejtë loje në ndeshjen e dytë finale, ndërsa është gjobitur edhe financiarisht.

Gjoba është shqiptuar edhe për trajnerin e Penzës, Fabian Gjuka dhe atë të Bashkimit Illmen Bajra. Ndeshja e dytë finale luhet të shtunën (sot, 19:00) në Prizren. Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione.

COMMENTS