Shqipëria me dy kartona të kuq, pësoi humbje të thellë nga Izraeli (Video)

Shqipëria me dy kartona të kuq, pësoi humbje të thellë nga Izraeli (Video)

Federata Shqiptare e Futbollit shtyn nisjen e kampionatit
FSHF merr vendimin për Taulant Xhakën

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në stadiumin Elbasan Arena kundër Izraelit me rezultat të papritur prej 3-0.

Në një ndeshje me dy kartonë të kuq (Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha) dhe dy penalti për kundërshtarët, kuqezinjtë nuk arritën të nxjerrin pikë kundër izraelitëve.

Izraeli fiton një penallti në minutën e 17-të të takimit pas ndërhyrjes nga mbrapa të Berat Xhimshitit, i cili ndëshkohet me kartonë të kuq. Eran Zahavi realizoi gol prej pikës së bardhë, duke mposhtur portierin Etrit Berisha.

Në vazhdim të ndeshjes, Shqipëria e kërkoi golin por pjesa e parë përfundoi me epërsinë e izraelitëve.

Edhe në pjesën e dytë, shqiptarët këmbëngulën për të barazuar rezultatin, por mysafirët dyfishuan rezultatin.

Paraprakisht, në zonën e rreptësisë Etrit Berisha pas një fjalosje me sulmuesin Zahavi, godet këtë fundit me kokë, me ç’rast gjyqtari kryesor tregon në pikën e bardhë dhe portieri shqiptar ndëshkohet me karton të kuq.

Portieri Alban Hoxha u inkuadrua në ndeshje në minutën e 58-të takimit, ku edhe u tregua i saktë duke e mbrojtur penaltinë.

Golin e tretë për izraelitët e realizoi Eliran Atar, i cili gjashtë minuta para përfundimit të takimit finalizoi një sulm të nisur personalisht.

Në vazhdim të ndeshjes, edhe pse me dy lojtarë më tepër, izraelitët u mbronin dhe përmes kundërsulme u përpjekën të kthenin rezultatin, por kjo gjë nuk u arrit dhe ndeshja përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 3-0.

Pas kësaj humbje, Shqipëria zë pozitën e katërt me gjashtë pikë të grupit G, ndërsa Izraeli gjendet në vendin e tretë me nëntë pikë.

COMMENTS