Shqipëria fitore historike, çoi Rumaninë në shtëpi

Shqipëria fitore historike, çoi Rumaninë në shtëpi

Ylli shqiptar dërgon Arsenalin në krye të Premierë Ligës
‘Juventus’ bën përzgjedhjen e talentëve të rinj në Gjilan

Kombëtarja shqiptare ka shkruar historinë e futbollit shqiptar. Shqipëria shënoi mbrëmë fitoren e parë në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit duke e mposhtur ekipin e Rumanisë me rezultat 1 me 0. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Armando Sadiku në minutën e 43 të pjesës së parë të ndeshjes.

Kësisoj, kuqezinjtë përveç që kanë shijuar fitoren historike dhe kanë dërguar në shtëpi rumunët, do të shpresojnë ende për ta vazhduar aventurën në ‘Euro 2016’. Gjasat për kalim në fazën tjetër ekzistojnë, por fati nuk është në duart tona.

Kombëtarja shqiptare me fitoren ndaj Rumanisë u ngrit në vendin e tretë në tabelë, pas skuadrës së Francës dhe asaj të Zvicrës, në pozitën e parë përkatësisht të dytë, që luajtën baraz.

Trajneri i ekipit të Shqipërisë, Gianni de Biasi, e vlerësoi si ‘fitore historike në ndeshjen më të bukur’.

Kombëtarja shqiptare me Rumaninë luajti ndeshjen e fundit në kuadër të grupt A, në Lyon të Francës.

Të dyja ekipet janë takuar gjithsej 17 herë dhe Shqipëria me Rumaninë ka një histori prej 10 humbjesh, 3 fitore (me këtë në Lyon) dhe 4 barazimesh (UEFA.com)

Ndeshjet e grupeve të tjera do të luhen ditën e hënë dhe pas përfundimit të tyre do të shihet nëse kombëtarja shqiptare do të kualifikohet në të tetën e finales.

Fitorja e kombëtares shqiptare është kremtuar gjithandej ku ka shqiptarë.

COMMENTS