‘Shpresë për Shqipërinë’ – Duke dhuruar gjak ti bëhesh hero! (Video)

‘Shpresë për Shqipërinë’ – Duke dhuruar gjak ti bëhesh hero! (Video)

Danieli i BB9 tregon nëse i kanë marrë paratë pas fitores…
Presidenti Hashim Thaçi ende nuk e ka caktuar datën e konstituimit të Kuvendit

Organizata jofitimprurëse ‘Shpresë për Shqipërinë’ në drejtimin e këngëtarit të mirënjohur nga Tirana “Gentjan Dema”, vjen këtë vit me edicionin e katërt të koncertit humanitar që u bën thirrje qytetarëve për të dhuruar gjak në mënyrë që të shpëtohen jetë, pasi siç dihet ku data 8 MAJ është edhe dita botërore e fëmijëve të sëmurë me Talasemi.

Ky event është nën kujdesin e veçantë edhe të zonjës së pare të Shqipërisë ZNJ.ODETA NISHANI.

Në spotin ‘Shpresë për Shqipërinë’ të lançuar pak ditë më pare ku si personazhe të spikatur vumë re Znj. Odeta Nishani, prezantuesin e mirënjohur Labinot Gashi nga Kosova dhe dy moderatoret e famshme nga Shqipëria jonë e bukur Amarda Toska dhe Anila Çela.

Në spot janë bërë të ditur edhe emrat e artistëve që marrin pjesë në këtë koncert humanitar të cilët janë të shumtë, si: Blero, Çiljeta, Era Rusi, Erik Lloshi, Alar Band, Endri, Nikka, Gerta Mahmutaj, Ylli Baka, Mariola Kaçani, Revolt Klan, Maja, Aurel Thellimi, Blerina Braka, Hysni Alushi, Enkeleda Alushi dhe Vagabondi.

Këta janë disa nga artistët që do të marrin pjesë në koncertin që mbahet me datën 8 Maj në Sheshin ‘Nëna Terezë’ në Tiranë, duke nisur nga ora 20:00.

Janë rezervuar edhe shumë të ftuar të tjerë special, ndërsa organizatorët bëjnë thirrje për sa më shumë pjesëmarrje

Ky koncert do të transmetohet edhe në ZICO TV.

COMMENTS