Shpresa të reja për diabetikët: Është shpikur terapia që e shëron diabetin!

Shpresa të reja për diabetikët: Është shpikur terapia që e shëron diabetin!

Ushqimi apo ushtrimet fizike – cila është më e rëndësishme për të humbur peshë?
Përse i duhet organizmit lëngu i misrave të zier

Hulumtimet më të reja kanë treguar që trajtimi i shërimit të debatit të tipit 2, i cili para pak kohësh po aplikohet në SHBA, ka treguar rezultate të mjaftueshme te të sëmurët nga diabeti të kësaj kategorie.

Kjo është shpresë e re për diabetikët, të cilët parashihet që së shpejti do të mund të jetojnë pa barna.

Shkencëtarët e kompanisë ‘Fractyl Labs’, e cila merret me hulumtimin e rezistimit të organizmit ndaj insulinës, kanë shpikur terapinë e re për shërimin e diabetit të tipit 2.

Në të vërtetë, ata kanë aplikuar tashmë metodën ekzistuese të ‘djegies së tumoreve në zorrë’, por e kanë modifikuar për këtë sëmundje.

Terapia përbëhet nga kalimin e një gypi të hollë, në majë të të cilit është një balonë e vogël, nëpër gojë, ezofag dhe lukth deri te zorra dymbëdhjetëgishtore. Kur arrin në vendin e influencës së kanalit të pankreasit në zorrën dymbëdhjetëgishtore, atëherë në të lehtësisht lëshohet uji i ngrohtë. Balona mbështetet në mukozë e cila në atë mënyrë “djeg”, ndërkaq kjo mundëson krijimin e qelizave të shëndetshme.

Procesi i këtillë i regjenerimit të qelizave është i rëndësishëm, sepse qelizat e reja janë të afta që në mënyrë adekuate të përpunojnë glukozën, sepse nuk janë rezistuese ndaj insulinës, ndërkaq vetvetiu bie niveli i sheqerit në gjak.

Terapia mund të përsëritet, prandaj shanset për krijimin e qelizave të reja janë shumë më të mëdha.

COMMENTS