Shpërthimet në Stamboll, shkon në 38 numri i të vdekurve (Foto/Video)

Zyrtarët shtetëror të Turqisë thonë se provat e para të mbledhura pas atentatit të dyfishtë që goditi zemrën e Stambollit të shtunën në mbrëmje, ku u vranë 38 persona dhe u plagosën 166 të tjerë, lënë të mendohet se autorët janë separatistët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Turqia shpalli një ditë zie kombëtare dhe nisi ceremonitë mortore të viktimave të së shtunës, pas dy shpërthimeve në Stamboll që lanë 38 të vdekur dhe plagosën 155 të tjerë pranë stadiumit të Beshiktashit. Ky ishte edhe sulmi më i fundit që traumatizon një komb të përballur me kërcënime të shumta sigurie.

Bombat e mbrëmjes së të shtunës patën për objektiv oficerët e policisë, duke shkaktuar humbjen e jetëve të 30 prej tyre, së bashku me 7 civilë dhe një personi të paidentifikuar, deklaroi këtë të dielë për reporterët ministri i Brendshëm Suleyman Soylu. Ai shtoi se 13 persona janë arrestuar në lidhje me atë që quajti “sulm terrorist”.

Police arrive at the site of an explosion in central Istanbul, Turkey, December 10, 2016. REUTERS/Murad Sezer

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u angazhua për të disatën herë se Turqia do ta mposhtë terrorizmin, ndërsa kryeministri Binali Yildirim urdhëroi uljen në gjysmështizë të flamujve anembanë vendit, por edhe në misionet e jashtme të Turqisë.

Police arrive at the site of an explosion in central Istanbul, Turkey, December 10, 2016. REUTERS/Murad Sezer

“Kemi dëshmuar sërish, mbrëmjen e sotme (e shtunë) në Stamboll, fytyrën e shëmtuar të terrorit, e cila shkel mbi çdo vlerë dhe normë mirësjelljeje”, tha Erdogan.

COMMENTS