Shpërthim në Turqi, dhjetëra të vrarë e të plagosur (Video)

13 persona janë vrarë dhe 48 të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi të një veture bombë që ka pasur cak një autous që transportonte personel usht

13 persona janë vrarë dhe 48 të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi të një veture bombë që ka pasur cak një autous që transportonte personel ushtarak, njofton ushtria turke.

Shpërthimi ka ndodhur sot në qendër të qytetit Kayseri.

Të lënduarit janë shtruar në një spital për trajtim të mëtutjeshëm, thuhet në njoftimin e ushtrisë, duke shtuar se me gjasë në mesin e të lënduarve ka edhe civilë, transmeton zico.tv

Pamjet filmike tregojnë se autobusi është shkatërruar pothuajse i tëri nga shpërthimi.

Zëvendëskryeministri, Veysi Kaynak, në një paraqitje televizive ka thënë se shpërthimi në Kayseri është ‘fatkeqësisht i ngjajshëm’ me sulmet në Stamboll.

Një javë më parë 44 persona janë vrarë në dy sulme në Stamboll, përgjegjësinë e të cilit e kanë marrë militantët kurdë.

Turqia është përballur me sulme vdekjeprurëse me bomba gjatë tërë vitit 2016, shpërthime këto që kanë marrë jetën e dhjetëra njerëzve. Për këto sulme fajin e kanë marrë edhe militnatët kurdë dhe pjesëtarët e grupit, Shteti Islamik.

COMMENTS