Shpërthim i madh pranë aeroportit të Damaskut

Shpërthim i madh pranë aeroportit të Damaskut

Haradinaj: Nuk do të humbim kohë për formimin e qeverisë
Haradinaj: Shqiptarët më meritorët për shpëtimin e hebrenjve

Një shpërthim i madh goditi sot kryeqytetin e Sirisë, Damask, dhe u pasua me zjarr pranë aeroportit.

Lajmin e konfirmoi kreu i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut, Rami Abdurrahman, i cili tha se shpërthimi ka ndodhur në rrugën për në aeroport.

Televizioni al-Manar, i cili ka lidhje me grupin libanez Hezbollah – aleat i Qeverisë siriane – tha se shpërthimi, me gjasë, është shkaktuar nga një sulm ajror i Izraelit.

‘Nuk mund të komentojmë raporte të tilla’, tha në anën tjetër një zëdhënëse e ushtrisë izraelite.

Siria është në vitin e gjashtë të luftës civile, e cila ka lënë mbi 400,000 njerëz të vrarë.

COMMENTS