Shpend Ahmeti tregon arsyen e ndaljes nga autoritetet italiane

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes rrjetit social Facebook, ka thënë të jetë ndaluar në Milano për shkak të një emri të ngjashëm si me dikë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes rrjetit social Facebook, ka thënë të jetë ndaluar në Milano për shkak të një emri të ngjashëm si me dikë në Spanjë.

Ai ka sqaruar se është vonuar në aeroportin milanez për një verifikim më të gjatë për shkak të emrit.

‘Miq të dashur, nuk jam arrestuar. Nuk kam pasur për çka. Por, për lojë jam vonuar, me një verifikim më të gjatë në aeroport për shkak të dikujt me emër të ngjashëm në Spanjë. Edhe pse lehtë me verifiku me google kush është kryetar i Prishtinës e kush ai në Spanjë, autoritetet e Shengenit dhe më tutje na maltretojnë’, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

‘Falemnderit të gjithë juve që më shkruajtët kaq vonë. Shihemi nesër në Prishtinë. P.S. dikush më tha më mirë që je vonu për lojë por pa marr paarasysh rezultatit pata dëshirë me i pa në lojë me Milanin. Edhe në fitore edhe në humbje tifoz mbetem’, ka shkruar ai.

COMMENTS