Shpat Kasapi shpërthen në akuza?! (Foto)

Këngëtari Shpat Kasapi ka marrë mjaft vëmendje së fundmi në media.

Një histori e nisur me hakimin e profileve të tij në Facebook duket që do pasohet me një tjetër zhurmë.

Shpati, i cili mori pjesë në spektaklin ‘Your Face Sounds Familiar’ duket se ka shpërthyer në akuza mbi produksionin që dje përfundoi sezonin e dytë.

Gafa e bërë dje ku fitues u shpall Valon Shehu, në vend të Beatrix Ramosaj për gjoja një defekt kompjuterik ka bërë që këngëtari t’i thotë disa fjalë në rrjete sociale.

‘Gabimet kompjuterike’ ai i ka përmendur të kenë ndodhur edhe disa herë të tjera, në një fjali që duket të ngrisë dilema mbi dallavere në spektakë.

Më poshtë fotografia me fjalinë e plotë të Shpatit.

COMMENTS