Shpat Deda në finalizim të ‘Ninullës’

'Ninullë' është kënga më e re me videoklip të ciëlën kantautori Shpat Deda po e bën gati për lansim. Kjo këngë është singli më i ri i tij i cili e sin

‘Ninullë’ është kënga më e re me videoklip të ciëlën kantautori Shpat Deda po e bën gati për lansim. Kjo këngë është singli më i ri i tij i cili e sinjalizon fillimin e publikimit të projekteve të reja të tij për vitin 2017 dhe 2018.

Kënga ‘Ninullë’ ka tekst dhe komponim të Shpat Dedës, ndërsa aranzhmanet, produksioni dhe incizimet live për të janë bërë në bashkëpunim të afërt me Dritëro Nikqin në ‘Studio C’ në Prishtinë.

Në këtë proces të ngushtë të përfshirë ishin edhe Nesim Maxhuni në tupana dhe Fatjon Miftari në klaviaturë. Masterizimi i këngës është bërë në studion ‘Alshar’ në Maqedoni.

Regjinë dhe montazhin e videoklipit e ka bërë regjisori francez, Mathieu Jouffre, D.O.P dhe kamerë është Lulzim Lugji Bejta bashkë me Rron Ismajlin si asistent i D.O.P-së dhe operator i kamerës.

Në videon me skenar nga Selmon Beha dhe Shpat Deda, marrin pjesë aktorët e shquar të skenës kosovare të teatrit dhe filmit, si Melihate Qena, Adriana Matoshi, Armend Smajli dhe Blerta Ismaili.

Videoklipi është përkrahur nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës dhe është realizuar nga ‘Momento & 2B studio’ në Prishtinë.

‘Ninullë’ do të lansohet të premten, më 20 janar në ora 20:00 në lokalin Dit’ e Nat’ në Prishtinë.

COMMENTS