Muzikali 'La La Land' ka dominuar ceremoninë më të rëndësishme të çmimeve kinematografike në Britaninë e Madhe 'Bafta' duke forcuar pozitat e tij si f
Muzikali ‘La La Land’ ka dominuar ceremoninë më të rëndësishme të çmimeve kinematografike në Britaninë e Madhe ‘Bafta’ duke forcuar pozitat e tij si filmi favorit për të rrëmbyer Oscarin.
Ai u vlerësua si filmi më i mirë i vitit, ndërsa Emma Stone dhe Damien Chazelle rrëmbyen trofetë e aktores dhe regjisorit më të mirë. Në total, muzikali fitoi 5 çmime, përfshirë ato për kinematografinë dhe muzikën origjinale.
Në kategorinë e çmimit për filmin e metrazhit të shkurtër, filmi ‘Home’ me producent Shpat Dedën, u shpall fitues i kesaj kategorie.
Filmi 20 minutësh, është me regji të Daniel Mulloy dhe përveç Dedës, producentë të tij janë dhe Afolabi Kuti e Scott O’Donell (sipas faqes zyratre të Bafta), ndërkohë që në kreditë shënohen dhe tetë emra të tjerë producentësh midis të cilëve dhe emri i Arta Dobroshit dhe Eroll Bilibanit.
Në rolet kryesore interpretojnë Jack O’Connell, Holliday Grainger. Me poshte mund të ndiqni videon nga momenti i shpalljes fitues dhe dorëzimit të çmimit ‘Bafta’.
Përgjatë ceremonisë nuk munguan referencat për Presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka ngjallur kundërshti të mëdha me planet e tij për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën e për të kufizuar emigracionin.
Këta janë disa prej fituesve në BAFTA 2017:
Filmi më i mirë: ‘La La Land’
Regjisori më i mirë: Damien Chazelle i ‘La La Land’
Filmi më i mirë britanik: ‘I, Daniel Blake’
Aktori me rol dytësor: Dev Patel, ‘Lion’
Aktorja me rol dytësor: Viola Davis, ‘Fences’
Aktori më i mirë: Casey Affleck, ‘Manchester by the Sea’
Aktorja më e mirë: Emma Stone, ‘La La Land’
Skenari origjinal: ‘Manchester By The Sea’
Skenari i përshtatur: ‘Lion’
COMMENTS