Shpallet topi zyrtar i fazës finale të ‘Euro 2016’

Francezi Paul Pogba ka prezantuar topin zyrtar, që do të përdoret për ndeshjet e fazës finale të ‘Euro 2016’.

Ai do të zëvendësojë topin e quajtur ‘Bel Gioco’, që u përdor gjatë fazës së ndeshjeve në grupe.

Struktura e topit është punuar për gjatë 18 muajve, duke marre elementet më të mirë edhe të topit ‘Brazuca’, që u përdor në botërorin e fundit në Brazil.

Topi zyrtar është testuar nga uellsiani Gareth Bale, protagonist i madh i ekipit të tij në ketë Euro, si dhe kapiteni i Spanjës, Iker Casillas.

COMMENTS