Shpageta me peshk tuna

Shpageta me peshk tuna

Përbërësit 400 gr shpageti 1 kungulleshka 1 qepë 2 speca 2 thelpinj hudhre 3 domate 1 filxhan fruta deti 2 konzerva peshk tuna 2 konzerva b

Përbërësit

400 gr shpageti
1 kungulleshka
1 qepë
2 speca
2 thelpinj hudhre
3 domate
1 filxhan fruta deti
2 konzerva peshk tuna
2 konzerva bizele
vaj ulliri
piper i zi
kripë

Udhëzimet:
Perimet i pastrojmë dhe grijmë në kubikë të vegjël. Më pas i fërgojmë në vaj për pak kohë kungulleshkat, specat e qepën. Shtojmë edhe frutat e detit dhe bizelet e konzervuara.

Pas kësaj, shtojmë edhe domatet, hudhrën, piperin, kripën e mëlmesa të tjera sipas dëshirës.

I përziejmë mirë të gjitha, pastaj i largojmë nga zjarri dhe ua shtojmë peshkun tuna duke e përzier lehtësisht me përbërësit e tjerë.

Shpagetat i ziejmė, i kullojmë, shtojmë pak vaj ulliri dhe i shërbejmë së bashku me masën e fituar.

COMMENTS