Short me fat për Skënderbeun në Ligën e Evropës

Short me fat për Skënderbeun në Ligën e Evropës

Arsenali mposht Chelsean dhe fiton Kupën FA (Foto/Video)
Mynihu rritë masat e sigurisë, Bayerni mesazh për tifozët

Është hedhur shorti për fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

Vëmendja më e madhe e adhuruesve të futbollit ka qenë tek skuadrat Skënderbeu Korçë, Milan dhe Arsenal.

Klubi i vetëm shqiptar që ka mbetur në Evropë, do të luajë në Grupin B, dhe mund të thuhet se kishte fat.

Korçarët do të përballen Dynamon e Kievit, Young Boysin dhe Partizanin e Beogradit.

Gjiganti italian Milan është në Grupin D, së bashku me Austrian e Vjennës, Rijekën dhe Aekun e Athinës.

Ndërkohë londinezët e Arsenal janë vendosur në Grupin H, ndërsa do të përballen me Bate Borisov,

Grup tejet interesant pritet të jetë edhe ai E, ku ndodhen, Everton, Lyon, Atalanta dhe Apollon.

Grupi A: Villareal, Macabi Tel-Aviv, Astana, Slavia Pragë.
Grupi B: Dynamo Kiev, Young Boys Bern, Partizan Beograd, Skënderbeu Korçë.
Grupi C: Braga, Ludogorets, Hoffenheim, Istanbul.
Grupi D: Milan, Austria Vjenna, Rijeka, AEK Athen.
Grupi E: Olympique Lyon, Everton, Atalanta, Apollon.
Grupi F: Kobenhagen, Lokomotiva Moskë, Sheriff Tiraspol, Zlin.
Grupi G: Viktoria Plzen, Steaua Buchurest, Hapoel Beer Sheva, Lugano,
Grupi H: Arsenal, Bate Borisov, Koln, Crvena Zvezda.
Grupi I: RB Salzburg, Olympique Marseille, Guimares, Konyaspor.
Grupi J: Athletic Bilbao, Hertha Berlin, Zorya, Ostersunds.
Grupi K: Lazio, Nice, Zulte Waregem, Vitesse.
Grupi L: Zenit, Real Sociedad, Rosenborg, Vardar.

COMMENTS