Shoqata e Pacientëve reagon për rastin e rrëzimit të foshnjes në QKUK

Endrit Thaçi tha se është ‘single’, Arta i përgjigjet! (Foto)
Numri i migrantëve meksikanë në SHBA bie për 40%

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, thotë se është njoftuar se foshnja e Vahide Tasholli ka rënë me kokë në dysheme, me ç’rast ka pësuar lëndime në kokë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Se fëmija ka rënë në dysheme dhe është lënduar, sipas kësaj shoqate tashmë nuk ka asnjë dyshim sepse ka fakte të mjaftueshme, madje është pranuar edhe nga Klinika e Gjinekologjisë.

Përmes një reagimi për media, PRAK ka konkluduar se stafi ka dështuar që të merr masat preventive që pacienti të trajtohet në mënyrë të sigurt brenda institucionit, ashtu siç është e përshkruar në nenin 1 dhe 9 të Kartës së të Drejtave të Pacientëve’.

Kjo shoqatë kërkon nga organet e shëndetësisë, që nga Ministri e deri tek menaxhmenti i klinikës, që në një kohë sa më të shkurtër, të marrin masa për personat përgjegjës në proporcion me dëmet që i kanë shkaktuar.

‘Kjo për faktin se ky staf nuk është i denjë të jep shërbime për pacientë, pa u pastruar nga pretendimet se kanë shkelur të drejtat e pacientit. Ky do të ishte një satisfaksion moral për nënën dhe foshnjën e saj, por edhe do ta përmirësonte imazhin e Klinikës së Gjinekologjisë dhe punëtorëve të tjerë të zellshëm të cilët e kryejnë detyrën me përkushtim’, thuhet në fund të reagimit.

COMMENTS