Shoku i Ronaldos ia zbulon nofkën e fëmijërisë (Foto/Video)

Lamtumirë Pioli, Inter gjen trajnerin e ri (Foto)
Kosova synon paraqitje dinjitoze ndaj Lituanisë

Një nga shokët e fëmijërisë e ka zbuluar nofkën që me të është njohur Cristiano Ronaldo kur ishte fëmijë.

Këtë e tregon Ricardo Santos, që ka luajtur me Cristiano Ronaldo kur ishin fëmijë në klubin e amatorëve CF Andorinha in Madeira.

Santos ka tregua se si ka qenë të luash në një skuadër me katër herë fituesin e ‘Topit të Artë’.

Festa e golit të shënuar ndaj Suedisë
Ai ka thënë se Ronaldo ka pasur dhunti dhe që në moshën nëntë vjeçare e bënte diferencën.

Por ylli i Real Madridit, e ka pasur zakon të qajë sa herë që ka humbur, ose kur dikush nuk ia ka pasuar topin.

‘I thoshim se ishte fëmija që qanë, sepse Ronaldo që atëherë donte me çdo kusht të fitonte dhe, kur humbte apo djemtë e tjerë nuk ia pasonin topin, e kishte për zakon të qante’, ka thënë Santos për Reuters.

Disa foto kur Ronaldo ishte fëmijë.

Kjo nofkë nuk i ka bërë keq Ronaldos, pasi sot është një nga lojtarët më të mëdhenj në histori.

Ai e ka fituar Topin e Artë katër herë, ndërsa ka shënuar mbi 550 gola në karrierën e tij.

Ronaldo ka fituar katër tituj të ligave, tri Liga të Kampionëve dhe një Kampionat Evropian.

COMMENTS