Shkrimtari kosovar godet Xharrën – nuk solidarizohem me hipokritë!

Servil me të huajin, kapadai me kosovarin
Zeka: Kur njerëzit thonë të pavërteta, për punë të votave

‘Kjo është koha e qyqarëve’

Nga Ag Apolloni

Deri dje e sulmuan në Facebook, me të drejtë, sepse kaloi nga njëri skaj në tjetrin, duke u bërë shembull i rrences, mashtrueses, hipokrites, kurse tani e mbrojnë si “viktimë”. Pra, kaluan nga sulmi në mbrojtje. Unë, për vete, s’mund të solidarizohem me hipokritët, as dua të merrem me dhunuesit.

Është bërë shprehi kohëve të fundit që të zgjohet mëshirë jo vetëm nëpërmjet të qenit i rrahur, si në këtë rast, por edhe nëpërmjet të qenit i kërcënuar. Shpesh rrahja dhe kërcënimi shfrytëzohen si reklamë. Mjafton që filani të thotë se e kanë kërcënuar dhe ‘vërshon’ si diarre solidarizimi nëpër facebook dhe portale, e mos të flasim më për rastet kur filani ka “fatin” të sulmohet fizikisht. Atëherë, kemi solidarizim me lot e me qyrra.

Shteti të cilin sot e përkrah ‘e rrahura’ e djeshme, është shtet që të kërcënon, të rreh, të vret. Edhe në rastin kur nuk e bën asnjërën nga këto, ky shtet nuk të mbron. E kjo është njësoj.

Unë vetë kam qenë i kërcënuar me mesazhet më të poshtra dhe më “tmerruese” në facebook, email e telefon, por thjesht, kam fshirë nga facebook-u kërcënuesit dhe, shpesh, kam ndërruar numrat e telefonave. Po ashtu, disa herë, për shkak të shkrimeve të mia, ma kanë sulmuar makinën (kerrin): m’i kanë thyer pasqyrat, m’i kanë lyer gomat me s’di çfare “llaku”, m’i kanë shqyer gomat me thikë (kjo më ndodhi edhe para pak javësh), por kurrë s’e kam paraqitur rastin në polici, edhe pse familjarët e mi kanë menduar se duhej të bashkëpunoja me policinë për këto raste.

Ja ku po ju them publikisht: mund të më shihni të vdekur, por jo të frikësuar. Unë s’i besoj këtij shteti, s’i besoj kësaj policie. Më parë e ndërroj kokën, sesa bindjet.

Ata që ndërrojnë bindjet si kjo ‘e rrahura’ e djeshme, s’do ta kenë kurrë përkrahjen time, as në raste si ky që i paska ndodhur mbrëmë.

Mos harroni çka ka thënë Virgjili: Fati i do të guximshmit!

COMMENTS