Shkon në mbi 230 numri i të vdekurve nga shpërthimet në Mogadishu

Shkon në mbi 230 numri i të vdekurve nga shpërthimet në Mogadishu

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në sulmin binjak me bomba, që e goditi një kryqëzim të dendur në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, të shtunën pasdite, është rritur në 231.

Ky është njëri prej sulmeve më vdekjeprurëse që prej nisjes së kryengritjes islamike në vitin 2007.

Raportohet për edhe 200 të plagosur në këto dy sulme.

Policia njoftoi se një kamion-bombë shpërtheu pranë një hoteli në kryqëzimin K5 i cili i lidh zyrat e qeverisë me restorante dhe kioska. Shpërthimi i ka bërë rrash për tokë disa ndërtesa dhe ua ka vënë flaken disa automjeteve.

Dy orë më pas, një shpërthim tjetër e goditi distriktin Medina të Mogadishus.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por al Shabaab, një grup ky i lidhur me al Qaedan, shpesh kryen sulme në këtë vend.

COMMENTS