Shkon në 76 numri i të lënduarve në mitingun e PD-së

Këtë person po e kërkon policia, për vrasjen e Ermal Kamberajt (Foto)
Curr Gjocaj, jep dorëheqje nga posti i drejtorit të QKUK-së

Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, kanë dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku pas mitingut të PD-së në bulevard dhjetëra persona janë paraqitur me djegie dhe sy të ënjtur.

Në mesin e të dëmtuarve ka qenë edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili anuloi ditën e sotme disa takime elektorale të planifikuara për t’u mbajtur në Divjakë, Lushnjë dhe Roskovec.

QSUT sqaron se në Urgjencën e Spitalit Francez nga orët e para të mëngjesit të ditës së diel deri në orën 11.00, janë paraqitur 76 qytetarë të cilët paraqisnin ankesat në vijim: skuqje të fytyrës dhe syve, lotim, krruarje të syve dhe rrufë, shkruan gazeta Shekulli.

Njoftim për shtyp i QSUT:

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, njofton se në Urgjencën e Spitalit Francez nga orët e para të mëngjesit të ditës së dielë deri në orën 11.00, janë paraqitur 76 qytetarë të cilët paraqisnin ankesat në vijim: skuqje të fytyrës dhe syve, lotim, kruarje të syve dhe rrufë.

Të gjithë qytetarët referojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme kanë marrë pjesë në aktivitetin e Partisë Demokratike.

Drejtoria e QSUT në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe stafin mjekësor të Shërbimeve të QSUT, morën menjëherë masat për trajtimin e këtyre pacientëve.

Aktualisht, 5 pacientë po mbahen në observim në pavionin e Okulistikës nga një ekip multidisiplinar mjekësh specialistë. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë, pa komplikacione të rëndësishme.

Drejtoria e QSUT ka vënë në dispozicion të Institutit të Mjekësisë Ligjore të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të sqaruar shkaqet e këtyre simptomave.

COMMENTS