Shkollat gjermane dhurojnë 4 kamionë me invertar shkollor në Ferizaj

Kanada do të vazhdojë mbështetjen për FSK-në
‘SHBA-ja do të merret pak me Ballkanin, por politika ndaj Kosovës s’do të ndryshojë’

Katër kamionë me ndihma në material shkollor kanë arritur në Ferizaj nga qyteti i Degendorfit të Gjermanisë për disa shkolla të Ferizajt, njofton faqja e Komunës së Ferizajt.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa ka thënë se mjetet kanë ardhur nga një gjimnaz në qytetin Degendorff, i cili ka rrënuar objekti e vjetër, por inventarin e ka sjellë në Ferizaj, përcjell albinfo.ch.

Mysafirët nga Gjermania u shprehën të entuziazmuar me mikpritjen e shkollave dhe institucioneve ferizajase. Premtuan edhe bashkëpunime të tjera.

Me ardhjen e këtij donacioni në qytetin e Ferizajt, kanë arritur edhe 15 nxënës të gjimnazit ‘Robert Koch’, të shoqëruar edhe nga profesori i tyre Enc Shutz, të cilët janë ndjerë tejet të kënaqur me vizitën që bënë në Ferizaj.

COMMENTS