Shkolla Profesionale KAS, Helvetas dhe Komuna e Kamenicës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

EULEX-i ua dorëzon vendorëve gjyqin për organizimin e sulmit terrorist ndaj policisë
Kosova me 10 mijë lindje më pak gjatë 7 viteve

Në emër të komunës së Kamenicës, memorandumin e ka nënshkruar kryetari i Komunës, Begzad Sinani, i cili i ka falënderuar përfaqësuesit e Helvetas për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, sidomos kur kemi të bëjmë me mbështetjen në aftësim dhe vetëpunësim, po ashtu falënderoi edhe grupin e grave për këtë projekt dhe u zotua se do t`i përkrah vazhdimisht si komunë, në projektet që janë në interes të qytetarëve.

Kryetari i Komunës falënderoi për bashkëpunim edhe drejtorin e Shkollës Profesionale KAS, z. Rrahim Kastrati.

Përfaqësuesja e HELVETAS tha qëllimi i këtij projekti është dhënia e mundësive në aftësimin profesional të të rinjëve sidomos femrave të viseve rurale.

Azemine Maliqi kryesuese e Grupit të Grave në Kamenicë tha se pas dëgjimeve publike të mbajtura nëpër lokalitetet e komunës kemi pas kërkesa nga gratë që të kemi aftësime profesionale dhe së bashku me Helvetas kemi gjetur këtë mundësi, po ashtu kemi bërë shpalljen publike për të gjitha femrat e interesuara. Në grupin e parë do të kenë mundësinë të aftësohen 20 kandidate.

Ky bashkëpunim mundëson hapjen e qendrës se parë të trajnimit për parukeri në Kamenicë me standarde ndërkombëtare

COMMENTS