Shkëndija zbulon fanellat e sezonit të ri (Foto/Video)

Shkëndija zbulon fanellat e sezonit të ri (Foto/Video)

Bastoret e shpallin fituesin e duelit Bayern Munich – Real Madrid (FOTO)
Sonte ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘FIFA The Best’

Klubi shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës ka zbuluar fanellat e reja për sezonin 2017/18.

Shkëndija ka arritur në fazën ‘Play-Off’ të Ligës së Evropës, ku do të ndeshet me gjigantin evropian, Milanin.

Me afrimin e sezonit të ri, Shkëndija ka zbuluar edhe fanellat që do të bart këtë sezon, ku vërehet bukuria dhe thjeshtësia qysh në shikim të parë, ndërsa janë prodhuar nga kompania e njohur ‘Macron’.

Fanella e parë është me ngjyrat tradicionale kuqezi dhe do të ‘debutojë’ të nesër (e shtunë) në Tetovë kundër Vardarit, ndërsa së shpejti do të dalë në shitje në Fan Shopin zyrtar të klubit, për çka opinioni do të njoftohet në kohë.

Ndërsa, fanella e dytë e klubit vazhdon të jetë e njëjta, ajo e bardha që sigurisht ka motivet e njëjta sikurse e para.

COMMENTS