Shkencëtari pretendon se jeta pas vdekjes është e pamundur

Shkencëtari pretendon se jeta pas vdekjes është e pamundur

Shkenca mund të na ketë dhuruar pasuri ilaqesh, udhëtime ajrore dhe internet – por shkenca gjithashtu është bartëse e lajmeve të këqija.Një shkencëtar

Shkenca mund të na ketë dhuruar pasuri ilaqesh, udhëtime ajrore dhe internet – por shkenca gjithashtu është bartëse e lajmeve të këqija.Një shkencëtar mendon se duhet të pranojmë se nuk ka jetë të përtejme dhe të vazhdojmë me jetën tonë në këtë plan tokësor.

Sean Carroll, kozmolog dhe profesor i fizikës në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni,tha se ligjet e fizikës që qendojnë në jetën e përditshme kuptohen plotësisht, ai shpjegoi se për të qenë një jetë e përtejme, vetëdija do të duhej të ishte plotësisht e ndarë nga trupi ynë fizik.

Por në vend të një shpirti të përhershëm, vetëdija duket se përbëhet nga një seri atomesh dhe elektronesh.

Dr Carroll shtoi : Pretendimet se një formë e vetëdijes vazhdon pasi që trupat tanë të vdesin dhe të kalojnë në atome përbërëse të tyre përballen me një pengesë të madhe dhe të pakapërcyeshme, dhe nuk ka asnjë mënyrë brenda atyre ligjeve për të lejuar që informacioni i ruajtur në trurin tonë të vazhdojë pasi të vdesim.

Nuk mund të thuhet që shkencëtarët nuk kanë testuar për një jetë të përtejme sepse Dr Carroll gjithashtu vë në dukje Teorinë e Fushës Kuantike (QFT), e cila dikton se ka një fushë në univers për çdo lloj grimcë, një për të gjithë fotonët, një tjetër për elektronet dhe çdo llojë tjetër grimce. Nëse do të kishte ndonjë llojë të jetës së përtejme, testet kuantike do të zbulonin ‘grimca shpirtërore’ dhe ‘forca frymore’. Spoiler : Ata nuk e kanë.

COMMENTS