Shkencëtarët më në fund kanë shpjegim për fenomenin DEJA VU

Shkencëtarët më në fund kanë shpjegim për fenomenin DEJA VU

Ja si ndikojnë filmat e animuar tek fëmijët (Video)
Ushtrimet për dhembje të shpinës (Video)

Shkencëtarët mund të kenë një shpjegim të ri për një ndër vetitë më të çuditshme të trurit – fenomenin e deja vusë. Profesori skocez Akira O’Connor mendon se një ‘çrregullim në Matrix’ është vetëm një vëzhgim i fakteve që bëhet nga truri jonë.

Për të dëshmuar teorinë e vet, Dr. O’Connor ka kryer një sërë eksperimentesh që kanë përfshirë shkaktimin artificial të deja vusë. Metoda kishte qenë që t’i tregohej pjesëmarrësve të studimit një numër i fjalëve që lidheshin nga një koncept i përbashkët. P.sh., në serinë e fjalëve jastëk, shtrat, natë, nuk kishte qenë fjala gjumë, përcjellë zico.tv

Menjëherë pasi ia kishin treguar seritë e fjalëve pjesëmarrësve të studimit, hulumtuesit i kishin pyetur nëse ata kishin dëgjuar fjalë me ‘gj’ në të dhe përgjigja kishte qenë negative. Sidoqoftë, më vonë, kur e kishin bërë të njëjtën pyetje, pjesëmarrësit kryesisht kishin thënë ‘gjumë’.

Ata kishin vazhduar të mendonin se në fakt e kanë dëgjuar këtë fjalë pasi që ishte shumë e zakonshme për një seri të tillë të fjalëve.

Turinjtë e pjesëmarrësve ishin duke i mbi-interepretuar kujtimet e tyre, gjë që i bënte ata të ndjenin momente të fuqishme të deja vusë.

Një rezonancë magnetike funksionale kishte demonstruar se zonat më aktive të trurit në momente të tilla ishin përgjegjëse për marrjen e vendimeve, e jo kujtimet.

Dr. O’Connor supozon se këto zona të trurit e krijojnë ndjenjën e deja vusë pasi që i gjurmojnë kujtimet dhe kërkojnë gabime në to. Kur e gjejnë një mospërputhje, ato aktivizohen përnjëherë, përderisa ne e përjetojmë një ndjenjë të frikshme sikurse kjo të ketë ndodhur edhe më parë.

Një hulumtues tjetër, Stefan Kohler nga Kanada, mendon se mund të jetë një konflikt rezolucioni që ndodh në tru gjatë deja vusë.

Por, shumë të dhëna tjera duhet të mblidhen para se kjo teori të dëshmohet, mirëpo, nëse është e vërtetë, fenomeni i deja vusë më në fund do të zbulohet. Kjo do të thotë se truri e kontrollon kualitetin e kujtimeve dhe shikon për mospërputhje mes atyre që i mbajmë mend dhe atyre çfarë mendojmë se bëjmë.

COMMENTS