Shkëlzen Gashi futbollisti i vitit te Colorado

Shkëlzen Gashi futbollisti i vitit te Colorado

Zyrtare: Milaim Zuzaku, trajner i Dritës
Trepça ’89 udhëtoi për në Ishujt Faroe

Shkëlzen Gashi ka shkëlqyer me ekipin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas përfundimit të stinorit të rregullt në MLS, ku Colorado Rapids arritën të kualifikohen në play-off si ekipi i dytë në Konferencën Perëndimore, sulmuesi i kombëtares shqiptare është shpallur futbollisti i vitit i ekipit nga Denver, pas votave të tifozëve.

Në një postim në Facebook, ish-futbollisti i Baselit ka shkruar: ‘Çfarë sezoni i pabesueshëm, ne si skuadër arritëm rekord pas rekordi dhe tani ky çmim special për mua nga ana e tifozëve. Falënderoj fansat për këtë nderim që më kanë bërë’.

Gashi ka realizuar nëntë gola në këtë stinor me Coloradon duke qenë lojtari me barrën kryesore të skuadrës së tij.

Shkëlzen Gashi futbollisti i vitit te Colorado Postimi

COMMENTS