Shkarkohet Montella, vjen Gattuso

Shkarkohet Montella, vjen Gattuso

Arsyja pse u largua Icardi nga Barcelona
Klubi nga Serie A: E duam Ajetin (Foto)

Barazimi i fundit me Torinon në San Siro ishte epilogu i një marrëdhënie që pothuaj nuk ngjiti kurrë. Shkarkimi vjen para sfidës në kampionat me Benevento dhe drejtimin e skuadrës do ta marrë Rino Gattuso.

Montella në 64 ndeshje me kuqezinjtë e Milanos arriti të fitojë 32 ndeshje, 14 barazime dhe 18 humbje, mes kampionati dhe Kupave të Evropës.

Ish-sulmuesi i Romës ka arritur të fitojë 50% të ndeshjeve, të pamjaftueshme për t’i besuar më gjatë drejtimin e Milanit.

Në vendin e tij vjen një nga ikonat e Milanit në vitet 2000, Rino Gattuso, pas një eksperience te Pisa dhe aktualisht prej 12 ndeshjesh në drejtimin e skuadrës së të rinjve të Milanit.

COMMENTS