Shitës cigaresh, furraxhi, kamariere! (Video)

Shitës cigaresh, furraxhi, kamariere! (Video)

Zanfina Ismaili hot në bikini (Foto)
Ekskluzive: Bebe Rexha po vjen… (Video)

Jo të gjithë lindin të pasur e të suksesshëm, por vullneti dhe dëshira për të punuar na bën të tillë. Edhe emrat e famshëm të televizionit, kulturës dhe politikës, dikur kanë qenë disa të rinj me dëshirë për t’u bërë dikushi në jetë, por e kanë filluar nga hiçi, dke bërë punë që juve s’ua merr mendja.

Të rinj, me vullnet dhe dëshirë për të punuar, ata kanë bërë dhe punë që ndoshta nuk ishin ajo çfarë donin të bënin me jetën e tyre. Por, ky ka qenë vetëm fillimi, pasi koha dhe aftësitë kanë treguar që ata kanë arritur t’ia dalin dhe të shndërrohën në personazhet e suksesshëm që ne duam dhe nga të cilët frymëzohemi sot.

Behgjet Pacolli

Duket sikur biznesmenët më të mëdhenj në vend, duke pëfshirë këtu dhe Behgjet Pacollin, e kanë nisur të gjithë nga një pikë. Më pak para në xhep, por me një guxim që dallon biznismenët më të suksesshëm, Pacolli ka arritur të shndërrohet në një nga njerëzit më të pasur në trojet shqiptare. Në një intervistë ai pati treguar sesi ia doli në Gjermani me ndihmën e një pronari të një lokali, në kohën kur nuk dinte as gjuhën.

‘U ula aty dhe ai më dha jo një, por dy pica me coca-cola. Më pas, unë e ndihmova të fshinte lokalin dhe kështu u bëmë pak miq. Kuptova që ai ishte shefi i lokalit dhe më tha se do më ndihmonte. Më punësoi aty rreth tre muaj dhe më ndihmoi të regjistrohesha në kursin e gjuhës gjermane’, tregon Pacolli.

Dua Lipa

Suksesi i saj del jashtë kufijve shqiptarë dhe në një periudhë kohore prej dy vitesh ajo tregoi se talenti dhe puna shpërblehen. Por, Dua Lipa ka ditur të bëjë dhe punë të tjera, ku jo domosdoshmërisht i duhej të tregonte fuqinë vokale.

‘Kam punuar si mikpritëse e të ftuarve në një restorant meksikan, megjithëse kurrë nuk më kanë pëlqyer restorantet meksikane. Shumë njerëz deheshin, dhe pikërisht në ato momente më vinte të hiqja dorë nga ajo punë’, ka thënë Dua.

Sinan Hoxha

Është padyshim një nga këngëtarët më të kërkuar jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku jetojnë shqiptarët. Prej më shumë se 15 vjet në skenë, Sinan Hoxha është kthyer në artistin e dashur dhe të suksesshëm, por në fillimet e tij, puna që bënte, s’kishte aspak lidhje me skenën. Ai ka zbuluar se dikur zotëronte një furrë buke.

Xherdan Shaqiri

Është i famshëm, i njohur dhe ka para të shumta. Të gjitha këto i ka arritur duke luajtur futboll. Por, Xherdan Shaqiri rrogën e parë nuk e ka marr si futbollist, por si shitës i një butiku rrobash. Këtë e ka konfirmuar vet Shaqiri gjatë një interviste televizive. Ai ka thënë se para se të bëhej i njohur, ka punuar si shitës në një butik në Basel të Zvicrës.

Agron Llakaj

E ka filluar punën që në moshën 13 vjeçare, por humorin e ka patur gjithmonë pikë të fortë. Aktori i njohur Agron Llakaj, ka punuar kur ishte shumë i ri në ndërtim dhe më pas në minierën e qymyrgurit në Memaliaj të Shqipërisë. Siç tregon vetë aktori, kjo punë ishte shumë e vështirë dhe e mundimshme, por i mësoi atij vlerën e të punuarit. Sot, Agron Llakaj është një nga fytyrat më të dashura të ekranit për të gjitha moshat.

Ermal Mamaqi

Në një intervistë prekëse Ermal Mamaqi ka dalë jashtë kornizës së tij si humorist për të rrëfyer fëmijërinë e vështirë. Ai ka zbuluar se pas largimi nga puna të nënës së tij, Ermali, vetëm 12 vjeç, ishte detyruar të punojë si shitës cigaresh në rrugë.

COMMENTS