Përbërësit: 250 gr. mish viçi 40 gr. qepë 40 gr. spec i kuq 30 ml. vaj ulliri kripë piper rigon 40 gr. sal
Përbërësit:
250 gr. mish viçi
40 gr. qepë
40 gr. spec i kuq
30 ml. vaj ulliri
kripë
piper
rigon
40 gr. sallatë jeshile
10 gr. qepë
4 kokrra ullinj
3 kokrra domate qershi
kripë
vaj ulliri
pak lëng limoni
50 gr. patate
30 gr. spec
20 gr. kungull
Përgatitja:
Si fillim përgatisim shishqebapin. Presim mishin e viçit në kubik, rreth 2 cm, dhe i marinojmë me kripë, piper, rigon dhe vaj ulliri.
Presim qepën dhe specin në madhësinë e mishit dhe i rendisim të gjitha tek shkopi i shishqebapit.
Shkopin e vendosim në zgarë dhe e lemë deri sa të piqen.
Ndërkohë përgatisim sallatën e fshatit. I presim të gjithë përbërësit në copa të vogla, i hedhim në pjatë dhe e marinojmë sallatën me kripë, vaj ulliri dhe pak lëng limoni.
Më pas përgatisim edhe perimet e skarës. Në fillim e ziejmë pataten, më pas e presim në feta.
I presim në feta edhe kungullin dhe specat dhe të gjitha i vendosim në skarë, duke i pjekur me kujdes.
Në fund i rregullojmë me kripë dhe të gjitha këto gatime i vendosim në pjatë, duke i dekoruar sipas dëshirës.
COMMENTS