Shikoni çka i ndodh trupit tonë pas ndarjes! (Video)

Shikoni çka i ndodh trupit tonë pas ndarjes! (Video)

Ushqimi apo ushtrimet fizike – cila është më e rëndësishme për të humbur peshë?
Zbuloni kuptimin, nëse gishtin e dytë të këmbës e keni më të gjatë se të parin

Mbase më mirë do ta kuptojmë atë se çka ndodh në trupin tonë pas ndarjes ose divorcit, mund të na ndihmojnë që më lehtë ta përballojmë këtë gjendje të vështirë.

Ndarjet janё pjesё e jetёs dhe kur ndodhin, ne do tё ndihemi tё lënduar, pavarësisht përpjekjeve tona pёr ta kaluar kёtё humbje. Ne të gjithë i përjetojmë këto probleme dhe të gjithë duhet të luftojmë për t’u shkёputur prej tyre.

Në fakt çdo gjë mund të ketë ndryshuar, por nuk ka përfunduar. Shumë të tjera ende nuk kanë filluar.

Shikoni çfarë ndryshime të pazakonshme ndodhin në trupin tonë pas ndarjes ose divorcit.

Dobësim i zemrës dhe probleme me shtypjen e gjakut

Ndërprerja e lidhjes apo divorci për pasojë kanë stresin kronik, i cili shfaqet kur të paraqitet ndjenja e humbjes së kontrollit. Kortizoli, hormon i stresit, ndikon në çdo qelizë të trupit tonë, posaçërisht në shtypjen e gjakut dhe në numrin e rrahjeve të zemrës.

Pagjumësia

Në rastin e pagjumësisë shfaqet stresi fizik, sepse pas ndarjes, shtratin më nuk e ndajmë me personin e dashur, gjë që trupi ynë reagon me shqetësim dhe nuk lejon të pushojmë. Atëherë futeni në rreth magjik, në të cilin stresi shkakton pagjumësi, ndërkaq mungesa e pagjumësisë shton stresin.

Probleme me metabolizmin

Është e njohur se si ndikon nervozizmi në metabolizëm, ndërkaq tendosja afatgjatë jo që shkakton vetëm ngërçe të herëpashershme, por edhe problemet siç janë: djegësira, kapsllëku, diarreja.

Probleme me metabolizmin

Stresi nxit konsumim të ushqimit jo të shëndetshëm të pasur me kalori të thata, prirja e ngrënies së kafshatave plot yndyrë, sheqeri dhe kripa shkaktojnë peshë të madhe trupore dhe shtojnë nivelin e kortizolit.

Rënie të imunitetit

Shpesh paraqitet ndjenja e dobësisë, pastaj gripi dhe alergjia, si përgjigje ndaj imunitetit të dobësuar. Veç kësaj, mund të shfaqen edhe sëmundjet autoimune, të cilat për pasojë kanë gjendjet depresive, të vetmisë dhe izolimit social.

Çfarë mund të bëni:

Dështimi i bën sfidat të duket shumë më të pakapërcyeshme. Janë të paktë ata që guxojnë të shfrytëzojnë mundësitë dhe lirinë e munguar. Në fakt divorci, për ata që mbetet zgjidhja e vetme, është mundësia për të rifilluar një jetë të re.

Do të jetë më e lehtë nëse evitoni ndjenjën e fajit, vlerësoni veten, harroni të kaluarën, mendoni single, si dhe nëse kujdeseni më tepër.

COMMENTS